Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin “Drini i Bardhë” në Klinë, përcjell InLajmi.
“Policia e Kosovës në orën 15:30 është njoftuar përmes telefonit nga një qytetar që po peshkonte në lumin Drini i Bardhë në Klinë se ka gjetur një trup të pajetë, dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, policia dhe mjeku kujdestar menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, prokuroria do të vazhdoj hetimet” tha Fadil Gashi.
Lajmin policia e ka marr nga një peshkatar përmes thirrjes telefonike.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pjesë, Fadil Gashi./InLajmi/