Analisti politik, Valon Syla ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar Kosovë-Serbi për energjinë elektrike, përcjell InLajmi.
Syla ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk merret me metodat që i ka përdorur Qeveria Kurti.
Tutje Syla ka shtuar se liberalizimi mund të fitohet me marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë
Postimi i plotë i tij:
Liberalizimi i Vizave me stikersa nuk merret. As me kopalla, por me marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë.
Pastaj vjen liberalizimi i vizave. Pastaj 5 njohjet e shteteve antare të BE’së. Pastaj një njohje e kufirit kosovar nga Serbia, që janë jetike për integrim të Kosovës në NATO, se për integrim në BE ka me pas telashe tjera. Kaq.
Por Kurti me taktika marksiste dhe me parulla alla Bota Sot, ka qef me thonë Porti i Lagt i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, guri i lehtē, zalli im, pordha e ftoftë./InLajmi/