Renato Sanches më në fund ka gjetur skuadrën e re. Njëri nga mesfushorët më të përfolur në Evropë për të ardhmen e tij, ka vendosur të luaj me PSG-në.
Ylli i Lille është pajtuar me kushtet e PSG-së. 25 milionë euro plus bonuset është vlera që skuadra kampione e Francës do të paguaj për mesfushorin portugez, shkruan Indeks Online.

Milani ka qenë skuadra më e interesuar për Sanches, por që PSG ishte e gatshme të paguaj më shumë se sa kampionët e Italisë për ish-lojtarin e Bayern Munchen.





















