Mesfushori portugez me tipare ofensive, Bernardo Silva vazhdon të lidhet me largimin e mundshëm nga ‘Etihad’ dhe me një transferim drejt Barcelonës.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari dëshiron të largohet nga Manchester City për arsye personale.
Megjithatë, City kërkon 80 deri në 100 milionë euro për të lëshuar kartonin e tij,
Kjo shumë e bën jashtëzakonisht problematike situatën për Barcelonën. Katalanët nuk kanë mundësi të shpenzojmë shuma të tilla, përcjell lajmi.net.
Një kërkesë e tillë mund ta bëjë transferimin të parealizueshëm. Shpresa e vetme është një ofertë e majme e Man United për Frenkie de Jong.