Duke iu drejtuar Komisionit të Bashkimit Afrikan përmes lidhjes video të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Afrika po pëson nga ata që filluan luftën kundër vendit ukrainas, transmeton InLajmi.
Zelensky paralajmëroi se kriza globale e ushqimit do të vazhdojë përderisa lufta të vazhdojë.
“Detyra jonë kryesore tani është të eliminojmë kërcënimin e urisë” tha Zelensky.
Sipas Zelensky, Ukraina po përpiqet të ndërtojë logjistikë të re të furnizimit, por 25 milionë tonë drithë mbeten ende në pritje pasi Rusia vazhdon të bllokojë portet e Ukrainës.
Pushtimi rus ka prekur të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit të ushqimit të Ukrainës nga mbjellja tek korrja e deri tek eksportet, shkruan CNN.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) vlerëson se midis 20% dhe 30% e tokës bujqësore të Ukrainës do të mbetet ose e pambjellur ose e pa korrur këtë vit për shkak të luftës./InLajmi/