Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe stabil. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 28 deri në 31 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe me diell. Temperaturat pritet të kalojnë mbi 30 gradë Celsius, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.
Të martën na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale deri në 31 gradë Celsius, por pasdite në Kosovë priten disa zhvillime të vranësirave që mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Ballkan.
Të mërkurën dhe të enjtën po ashtu pritet mot edhe më i nxehtë dhe me zagushi. Pasdite pritet të ketë destabilizim të atmosferës dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe shiu priten në disa vise të Kosoves, veriut të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosoves Lindore. Ekzistojnë gjasa për rrebeshe mjaft intensive në disa rajone