Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme, rreth orës 15:00 në një zonë pyjore në Fthiotidha të Greqisë.
Sipas informacioneve nga mediet lokale në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë nga ajri dhe nga toka.
Zjarrfikëset nga Atalanti, Agios Konstantinos, Lamia dhe Argyrochori kanë mbërritur me shpejtësi në zonë dhe po operojnë, ndërsa të 2 helikopterë PZL-të janë ngritur menjëherë nga aeroporti i Lamias poër të shuar zjarrin, transmeton Abc.News.al.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.