Në stinën e verës ushqimet janë një faktor kyç që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin tonë, dhe kryesisht në hidratimin e trupit, shkruan InLajjmi.
Duhet bërë një zgjedhje e shëndetshme ushqimesh të freskëta. Ja 8-të prej ushqimeve që duhen konsumuar në stinën e verës :
1.Misri
2 antioksidantët që ndodhen tek misri, lutein dhe zeaksantinë na ndihmojnë kundër rrezeve dëmtuese të diellit. Për sytë, ato janë si syze dielli natyrale.
- Kafe me akull
Një kafe e shoqëruar me akull është një mënyrë e mirë për të nisur mëngjeset e verës. Një filxhan në ditë ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës
- Qershitë
Ato sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore. Lëngu i qershisë na ndihmon të bëjmë një gjumë më të mirë gjatë netëve të nxehta të verës. Antioksidanti antocianin i ndodhur tek qershitë redukton yndyrnat.
- Domatet
Padyshim që kremi për trupin do të jetë në radhë të parë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit në verë. Por duke konsumuar domate, i bëni një tjetër të mirë vetes duke e mbrojtur lëkurën nga djegia. Kjo falë antioksidantit likopene që domatja e kuqe përmban
- Shalqiri
Duke qëndruar të hidratuar mbani në formë kujtesën tuaj dhe humorin. Mbani trupin tuaj të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës
- Manaferrat
Manaferrat janë një burim i mirë fibrash që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesteroli. Gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e rritjes së peshës.
- Çaji i ftohtë
Sigurisht një gotë me çaj të ftohtë në një ditë të nxehtë do t’ju freskojë. Përveç kësaj ndihmon në parandalimin e sëmundjes së diabetit dhe sëmundjes Alzheimer.
- Boronica
Boronica e freskët janë një trajtim special. Antioksidantët që boronica përmban ndihmojnë në shmangien e lodhjes së muskujve. /InLajmi/