Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja, përcjell InLajmi.
Hoti tha se sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë.
Gjithashtu ai tha se Turqia nuk është fare në këtë listë.
Postimi i plotë i tij:
Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë.
Rendi demokratik po mbrohet nga SHBA dhe nga vendet evropiane që janë në vijën e frontit, dhe të cilat po e bartin barrën e refugjatëve. /InLajmi/