Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur të shtunën në një konferencë për media pas vendimit të Komisioni të Venecias për pranimin e 2 opinioneve të rëndësishme për Kosovën, Vetingun dhe formimin e byrosë shtetërore të kontestimit të pasurisë së pajustifikueshme, raporton InLajmi.
“Pas pranimit të 2 opinioneve të rëndësishme për Kosovën, Vetingun dhe formimin e byrosë shtetërore të kontestimit të pasurisë së pajustifikueshme ne do të punojmë bashkë me opozitën dhe partnerët tanë ndërkombëtar në jetësimin e këtyre reformave sa më shpejtë” tha Haxhiu.
Haxhiu tha se këto nisma të rëndësishme janë mbështetur në seancën e së premtes në Komisionin e Venecias.
Ministrja tha se komisioni rekomandon verifikimin e niveleve të larta gjyqësore dhe prokuroriale./InLajmi/