Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media të së shtunës ka thënë se është i lumtur që Komisioni i Venecias ka pranuar opinionet e Kosovës për Vetingun dhe për byronë e kontestimit të pasurisë së palejueshme, raporton InLajmi.
“Programi ynë qeverisës është i bazuar në drejtësi, është detyra jonë që të kthejmë besimin e qytetarit”ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se është detyra e qeverisë së tij që ta kthejë besimin e qytetarit në sistemet gjyqësore.
“Rivlerësimin e mekanizmave gjyqësor do e nisim me mekanizma, sot me Albulena Haxhiun do e tregojmë reformën substanciale të drejtësisë, vetingun dhe kontestimin e pasurisë së palejueshme, besimi që kemi marr nga qytetarët na ka dhënë vullnet” shtoi Kurti
Kurti ka thënë se do e nisin rivlerësimin e mekanizmave gjyqësor e prokurorial.
“Komisioni i Venecias na ka kërkuar zgjerim të plotë të rishikimit të mekanizmave të sundimit të ligjit” tha ai.
Tutje Kurti tha se Komisioni i Venecias ka kërkuar zgjerim të plotë të rishikimit të mekanizmave për sundimin e ligjit./InLajmi/