Policia braziliane ka konfirmuar se mbetjet e njërit prej 2 trupave të gjetur në pyllin tropikal të Amazonës janë ato të gazetarit të Mbretërisë së Bashkuar, Dom Phillips, transmeton InLajmi.
Ata thonë se identifikimi është bazuar në të dhënat dentare.
Trupi i 2-të, që besohet të jetë ai i ekspertit indigjen Bruno Pereira është ende duke u ekzaminuar.
Phillips, 57 vjeç dhe Pereira, 41 vjeç, u raportuan për herë të parë të zhdukur më 5 qershor.
Në fillim të kësaj jave, një i dyshuar pranoi se kishte varrosur trupat.
I dyshuari më vonë u emërua si Amarildo da Costa de Oliveira.
Policia tha se ai kishte shpjeguar në detaje se si u vranë të 2 burrat përpara se t’i çonte oficerët në vendin ku ishin varrosur trupat e tyre, shkruan BBC.
Më pas sipas policisë braziliane u gërmuan mbetjet njerëzore./InLajmi/