Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se nuk mund ta kupton mos përfshirjen e veteranëve të UÇK-së në pagën minimale.
Tutje ai tha se nuk mund ta kupton Qeverinë e Kosovës se pse e ka bërë këtë veprim
Qalaj tha në ArgumentPlus në RTV21 se është shumë keq për këtë vend që në këtë kohë t’i diskriminojmë veteranët dhe kategoritë e tjera
Deputeti i PDK-së theksoi se duhet t’i përkrahim kërkesat e veteranëve sepse kërkesat e tyre janë kërkesa për ekzistencë,
Gjithashtu Qalaj theksoi se nuk ka ‘veteranë mashtrues’, ka veteranë dhe ka mashtrues.