Juventusi i ka hapur bisedimet me mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt, që ky i fundit ta rinovojë kontratën me klubin.
Korrespodenti i “Zonjës së Vjetër”, Romeo Agresti, konfirmon se “bardhezinjtë” po mendojnë që t’ia ulin vlerën e klauzolës liruese, në mënyrë që lojtari të pranojë nënshkrimin e kontratës së re,
De Ligt ka kontratë deri në vitin 2024, por kjo nuk po del të jetë një garanci e mjaftueshme për ish-kampionët italianë, transmeton lajmi.net.
Bisedimet tani për tani duket se po shkojnë në një rrugë të mirë, mirëpo ende asgjë nuk është finalizuar.