Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendimi i Komisionit Evropian për të rekomanduar Ukrainën të bëhet një vend kandidat për në BE “kërkon vëmendjen tonë të shtuar”, transmeton InLajmi.
“Ne të gjithë e dimë për intensifikimin në Evropë dhe diskutimet për forcimin e komponentit të mbrojtjes së BE-së”, shtoi ai.
Ndryshe, gjatë ditës Ukraina ka marrë dritën jeshile për anëtarësimin në BE nga komisionerja europiane, Ursula Von der Leyen, shkruan CNN.
Ajo tha se Komisioni Evropian e mirëpret anëtarësimin e Ukrainës në BE. /InLajmi/