Kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit i ka rënë shorti për kontrollimin e pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit, mirëpo ai nuk është shprehur aspak i shqetësuar në lidhje me këtë, përcjell InLajmi.
Pacolli këtë kontrollim të pasurisë e ka mirëpritur, duke thënë “Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm Zotin”.
Ai theksoi se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës.
Postimi i plotë i tij:
Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës. /InLajmi/