Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka reaguar pasi që është anuluar të mbahet Festivali “Sunny Hill” në Kosovë, përcjell InLajmi.
Stavileci ka kritikuar qeverinë duke i thënë se po na i nxin fytyrën.
Gjithashtu ai tha se jeta më e mirë është në Evropë ku të gjitha çmimet janë më të lira, dhe brenda ditës nuk ju ndodhin 3 skandale korruptive sikur në Kosovë.
Më tej ai e ka ftuar Dua Lipën dhe Dukagjin Lipën që të mundohen për me u kthy në vendin ku e kanë.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Kosovë, kurrgjo s’ish çikat me ta zbardhë ftyrën çka ish qeveria me ta nxi.
Dugi Lipa edhe 2 express mundësi i ki me këtë qeveri. Qashtu po kanë qef edhe qashtu po jau don. Pa konkurrencë, ma shtrejt e ma keq. Ose shko me procedurë t’negocijume se i kanë për marak kontratat niburimore, ose bone Rinën (çikën tone e motrën e Duas) ja ministre ja zavendësministre ja ambasadore se i kanë për yrnek. Qishtu e ki investimin e qëllum ama edhe suksesin e garantum.
Se Kosova s’ka nevojë për Duan po Dua për Kosovën. Në Kosovë krejt punët i kanë ndreqë e s’na duhen imazhi e festivalet. Jeta ma e mirë n’Evropë, çmimet ma t’lira n’botë, pagat i kanë rritë që me u marrë lakmi tan banorët e rajonit, mrena ditës nuk ndodhin as 3 skandale korruptive e nepotike, kërrkun nuk e sheh asni protestë t’asni kategorie shoqnore etj. etj.
Dua, Dugi, mendohuni e kthehuni se këtu e keni vendin!
Këta e kanë detyrë me nxi, ju e keni obligim me zbardhë. /InLajmi/