Aksidente të shumta po ndodhin në Kosovë kjo bazuar nga raportimi 24-orësh nga Policia e Kosovës, përcjell Inlajmi.
Lidhur me këtë, Policia ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçklete dhe automjeti në rrugën Rexhep Bislimi në Ferizaj.
Në raportin 24-orësh thuhet se lëndime trupore ka pasur motoçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë nga Policia e kosovës:
Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 14.06.2022-18:48. Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovar. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, rasti në procedurë hetimore. /InLajmi/