Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur një person pa shenja jete në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh, thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në e ndërtesën e ish-shtëpisë së shëndetit.
Sipas policisë, vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ku trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Mitrovicë 14.06.2022-NN. Është raportuar se në ndërtesën e ish shtëpisë së shëndetit, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /InLajmi/