Drejtori ekzekutiv i Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti, ka folur në një intervistë për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur Procesin e Berlinit, për të cilin tha se do ta ketë peshën e tij jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Madje sipas tij “Open Ballkan” me mbështetjen amerikane mbetet nismë për bashkëpunim ekonomik-tregtar, pa i prekur çështjet bilaterale, kurse Procesi i Berlinit, ka mision tjetër.
“Procesi i Berlinit, dikur është parë si nismë që e zëvendëson integrimit në Bashkim Evropian, kurse tani është e kundërta ky proces shtyn përpara hyrjen e 6 shteteve në BE”, thotë ai, shkruan Klan Kosova.
Sipas planit Scholz, në vjeshtë mbledh liderët e 6 shteteve të perëndimit të Ballkanit në një samit që mbahet në Berlin, e ku pritet të nënshkruhet Tregu i Përbashkët Rajonal