Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar pas shumë akuzave dhe sulmeve që i janë bërë ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, pasi kjo e fundit në një postim për Ditën e Çlirimit të Kosovës e falëndëroi NATO-n, KFOR-in, por jo edhe UÇK-në për kontributin e dhënë, përcjell InLajmi.
Dugolli ka theksuar se 2 vite më parë as ish-presidenti Thaçi nuk e kishte përmendur akronomin e UÇK-së në Ditën e Çlirimit, duke thënë “Sipas jush, a po i bie që edhe Thaçi është anti UÇK?”.
Ai kërkoi nga të gjithë ata që e sulmuan Gërvallën, që të mos e bëjnë më sepse sipas tij po bëhen qesharak.
Postimi i plotë i tij:
Pse po e sulmoni Ministren Gervalla kur para dy vite edhe presidenti Thaçi, po për të njëjtën ditë dhe të njëjtën ngjarje askund nuk e përmendi akronimim UÇK?!
Sipas jush, a po i bie qe edhe Thaçi është anti UÇK?!!
Amani ju koftë, mos ja fusni kot me këso reagimesh sepse po bëheni qesharak! /InLajmi/