Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lojës së mbrëmshme Kosovë-Greqi, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se pavarësisht pas disa mungesave të lojtarëve Kosova ka sfiduar deri në minutën e fundit.
Gjithashtu ai tha se lojtarët kanë dhënë gjithqka dhe kjo për tifozët është diçka shumë e rëndësishme.
“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja”.
Më tej ka thënë se duhet të përgatitjen tash për ndeshjen e ardhshme për një fitore të radhës.
Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, shkroi ai. /InLajmi/