Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se 23 vite më parë për Prishtinë ka filluar ora e re historike, përcjell InLajmi.
Ismajli tha se është e jashtëzakonshme rruga që e kemi bërë si shoqëri për të dalë nga një luftë shkatërrimtare.
Gjithashtu ai tha se është mirënjohës ndaj çlirimtarëve të Kosovës ndër breza, që mbajtën gjallë idealin e lirisë.
Postimi i plotë i tij:
Prishtina sot feston Ditën e saj të Çlirimit. 23 vite më parë, për Kryeqytetin tonë filloi ora e re historike, pa robëri, terror e pa vrasje – me liri, shpresë e zhvillim. Është e jashtëzakonshme rruga që kemi bërë përpara si shoqëri, të dalë nga një luftë shkatërrimtare, në pak më shumë se 2 dekada. Prandaj, sot, më shumë se kurdoherë, u jemi mirënjohës patriotëve e çlirimtarëve të vendit tonë ndër breza, që mbajtën gjallë idealin e lirisë – e cila u konkretizua me luftën e fundit heroike të UÇK-së. Urime Prishtinë! /InLajmi/