Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar për qështjën e “Ballkanit të Hapur” duke thënë se kjo nismë brenda periudhës 3 deri më 6 muaj, “Ballkani i Hapur”, do të harrohet, përcjell InLajmi.
Matoshi këtë e argumenton mbi atë që amerikanët ia kanë dhënë vetëm një gjysmë mbështetje kësaj nisme rajonale.

Ai ka përmendur një sërë të ideve që kanë dështuar, duke e përfshirë edhe këmbimin territorial të propozuar nga presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, në vitin 2018.
Postimi i plotë i tij:
Për 3 deri 6 muej ka me u harru “Open Balkan!”
1.
Amerikanët i dhânë gjysmë mbështetje në parim dhe e kundërshtuen dyzash (diskursi i dikhotomisë) Open Ballkan-in, si letër lakmuesi për Vučić-in, pra si projekt për nji përdorim:
– derisa të përfundojë koha e bleme nga ametikanët për Serbinë nga Perëndimi për qëndrim në dy ulëse (Perëndim hem Rusi) sepse ashiqare që Vučić e ka bâ nji premtim tek amerikanët për dalje nga orbita ruse, që në nji dokument sekret të BE-së, cilësohej si “politikë e hapave të vegjel.”
2.
Dhe për 3 deri në gjashtë muej, “Open Balkan” ka me u harru sikur:
– Razgranićenje sa Albancima/ripërkufizim me shqiptarët. Projekti i Presidentit serb Tadić 2012.
– Këmbimi i territoreve – si projekt sorosian i Hashim Thaçit & Edi Ramës – më 2017-2018;
– Dhe si Non- Paper-sat si Projekt i Vučić-Janša, Orban, më 2021.
3.
3 janë argumentet me të cilat Gabriel Escobar nuk ua prishi qefin ballkanasve dhe njikohësisht nuk e fajësoi Kosovën për qëndrimin kundër:
a) Të gjithë dhe të barabartë (Parimi i sovranitetit të pjesëmarrësve);
b) Jo projekt politik por ekonomik!(Parimi i besueshmënisë që âsht postulat politik);
c) Janë disa nisma rajonale dhe nuk pranohet DUBLIFIKIMI; (Parimi i legalitetit të BE-së në qendër – Procesi i Berlinit);/InLajmi/





















