Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar prerjen dhe krasitjen e drunjve, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se kanë filluar prerjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar, të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.
Tutje, thuhet se planifikohet që me të njëjtat procedura të vazhdohet dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.
Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.
Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët. /InLajmi/