Erling Halaand është cilësuar si futbollisti më i shtrenjtë i Premier League.
Sipas një studimi të kryer nga Observatori i Futbollit, CIES 21-vjeçari vlen plot 150 milionë euro, më shumë se dyfishi i vlerës që City pagoi për ta blerë nga Borussia Dortmund. Vlera e lojtarit është ndërtuar në bazë të pagës, performancës në klubin e fundit dhe viteve që ka në kontratë.
Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm botëror, Kylian Mbappe kryeson me diçka më shumë se 200 mln. Euro. Sulmuesi i PSG nënshkroi një kontratë të re me klubin parizien nga e cila do të përfitojë rreth 800 mijë euro në javë.
Menjëherë pas Mbappe, klasifikimi vijon me Vinicius. Jr, lojtari që zgjidhi finalen e Parisit me golin vendimtar për “Los Blancos” i cili vlen 175 milionë, ndërsa Jude Bellingham ngjitet në vendin e katërt pas Halaand, i ndjekur në Angli nga Phoden, Luis Diaz dhe Ruben Dias, shkruan Sinjali.
Kombëtarja e Anglisë mban vendin e parë në listën me 100 lojtarët më të kushtueshëm pasi numëron plot 18 të tillë, ndërsa Premier League është kampionati më i përfaqësuar me 41 lojtarë. De Bruyne tashmë në moshën 31 vjeçare është më i vjetri në listë dhe në krahun tjetër, më i riu është 17 vjeçari i Barcelonës, Gavi.