Sulmet ushtarake kanë goditur të paktën 2 spitale në qytetet ukrainase të Severodonetskut dhe Rubizhnes, tregojnë imazhet e reja satelitore Maxar Technologies, transmeton InLajmi.
Pjesë të konsiderueshme të Severodonetskut janë shkatërruar nga luftimet midis forcave ukrainase dhe ruse. Ukrainasit kanë ruajtur pozicionet e tyre mbrojtëse në qytet, duke penguar deri tani përpjekjet e rusëve për të marrë qytetin.
Edhe spitalet dhe zonat përreth tyre nuk janë kursyer nga sulmet ushtarake, shkruan CNN.
Në Rubizhne jugore, një tjetër spital është shkatërruar. Ndërtesat përreth tij, duke përfshirë një kompani farmaceutike, janë shkatërruar gjithashtu. /InLajmi/