Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e naftës, përcjell InLajmi.
Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës po paguajnë çmimin e naftës njëjtë sikurse një qytetarët e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu ai tha se rritja e çmimit tek produktet elementare është duke e vështirësuar jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta.
Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.
Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!! /InLajmi/