Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në vitin 2020 Shqipëria ishte në vendin e parë nga Kosova për importe të mallrave, përcjell InLajmi.
Hoti tha se trendi ka ndryshuar në vitin 2021 ku Serbia ishte kthyer në vendin e parë me rritje 76%.
Gjithashtu ai tha se në një kohë rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia.
Postimi i plotë i tij:
Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e 2-ta, ndërsa Serbia e 3-ta.
Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.
Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet. /InLajmi/