Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklarimeve të Glauk Konjufcës së Vetëvendosje të dhëna këtë mbrëmje rreth marrëveshjes për krijimin e Qeverisë.

“Marrëveshjet e mosmarrëveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive”.

“Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë”.




















