Një raketë ruse u rrëzua të dielën nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës mbi zonën Obukhiv në jug të Kievit, tha të dielën administrata ushtarake e rajonit të Kievit, transmeton InLajmi.
“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima apo shkatërrime”, thuhet në deklaratë.
Shpërthime të shumta goditën gjithashtu kryeqytetin të dielën në mëngjes me kohën lokale. Një person është shtruar në spital.
“Në lidhje me shpërthimet e mëngjesit të sotëm në qarqet Darnytskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit, aktualisht nuk ka viktima nga sulmet me raketa në infrastrukturë. Një viktimë u shtrua në spital”, tha Klitschko në Telegram.
Ai shtoi se shërbimet e qytetit janë ende duke operuar në zonat e prekura, shkruan CNN.
Rusia “vazhdon të lëshojë sulme raketore dhe ajrore në infrastrukturën ushtarake dhe civile në vendin tonë, veçanërisht në Kiev”, tha të dielën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, një përditësim i veçantë./InLajmi/