Dita Botërore e Mjedisit është data 5 qershor e çdo viti. Kjo ditë është e veçantë, sepse është rasti kur Kombet e Bashkuara (OKB) krijojnë një ndërgjegjësim mbarë botëror për ruajtjen e mjedisit, shkruan InLajmi.
Megjithatë, kjo nuk është një festë publike.
Dita Botërore e Mjedisit është dita për veprim dhe zgjidhje botërore për të mbajtur mjedisin të shëndetshëm për individin dhe për të gjithë.
Gjatë kësaj dite organizohen fushata, manifestime dhe parada për ta bërë atë të jashtëzakonshme.
Rëndësi të veçantë u jepet fushatave të mbjelljes së pemëve dhe pastrimit, në mënyrë që të krijohet një mjedis miqësor ekologjik.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin fokusohet në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të gjelbër.
Nën këtë iniciativë, aktivitetet zhvillohen gjatë gjithë vitit. Megjithatë, Dita Botërore e Mjedisit është rasti kur aktivitetet arrijnë kulmin.
Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë iniciativa të veçanta dhe e organizojnë këtë ditë që nga viti 1972./InLajmi/