Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar presidentit e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se sfidat me të cilat përballen republikat tona dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojnë bashkë.
Tutje Kurti ka thënë se duhet të angazhohen drejt synimeve për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres.
Postimi i plotë, i tij:
E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.
Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik./InLajmi/