Ushtaraku Bajram Begaj sapo është konfirmuar nga Kuvendi i Shqipërisë si kreu i ardhshëm i shtetit shqiptar.
Me 78 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Begaj bëhet president i Shqipërisë.
Në votim morën pjesë deputetët e PS’së, LSI’së dhe PDIU’së, ndërsa PD’ja e bojkotoi seancën.
Begaj është zgjedhur në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në korrik 2020, shkruan gazeta reporteri.
Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në qytetin e Rrogozhinës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës