Franca është shokuar nga Danimraka. Edhe pse Gjelat kaluan të parët në avantazh, me Benzema i cili realizoi një supergol, nordikët përmysën gjithcka brenda pjesës së dytë me 2 golat e Cornelius 68′, dhe 89′.
Kjo ishte ndeshja e parë në Ligën e Kombeve e vlefshme për Grupin A. /abcnews.al/
Fillimisht ishin në epërsi francezët, pas supergolit të shënuar nga Karim Benzema në minutën e 51` të ndeshjes.
Por, Danimarka u rikthyen, ishte Comelius që barazoi në minutën e 68`.
I njëjti sërish shënoi për danezët, një supergol në minutën e 88` të ndeshjes, për rezultatin 2:1.
Franca në anën tjetër kishin mundësi, por nuk i konkretizuan ato./InLajmi/




















