Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka paraqitur raportin financiar të Zyrës së Auditimit që paraqet informata për ligjin e buxhetit për vitin 2021, raporton InLajmi.
Spanca ka thënë se kategoria e ekonomike është shpenzuar 70% e buxhetit dhe se është duke në prag të themelimit të këtij institucioni.
“Buxheti fillestar në kategorinë paga dhe mëditje kishte pësuar rritje. Kam vendosur mekanizëm që ka rolin kryesor në planifikimin e punës. Duke parë edhe fragmentimin e pagës kam realizuar nivelimin e pagave. Sa i përket kategorisë ekonomike është shpenzuar 70 % e buxhetit. Tani jemi në prag të themelimit të këtij institucioni dhe vazhdojmë të mbesim me një objekt ku paguajmë qira. Kërkojmë që zyra të vendoset në objekt publik”, tha ajo.
Gjithashtu ajo tha se zyra duhet të vendoset në një objekt publik.
“Në vitin 2020 ka qenë kohë e pandemisë dhe puna është kryer nga zyra. Në vitin 2021 auditorët kanë qëndruar në hotele. Këtë praktikë është bërë me vite për shkak se qëndrojnë me javë të tëra jashtë zyrave dhe kanë shpenzime shtesë. Nuk është lehtë as për neve dhe nuk është etike që nënat me 3 javë m’i dërgu me qëndru me javë të tëra”,
Më tej ka shtuar se Auditorët bë vitin e kaluar kanë qëndruar nëpër hotele, dhe se këtë praktik e kanë bërë me vite.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kërkoi që këto mëditje të reduktohen. Shala tha se një auditor, i cili konsiderohet si shërbyes civil nuk mund të ketë më shumë privilegje se të tjerët.
“Akomodimi brenda vendit 39.23%. Konsideroj që jeni shërbyes civil a do të duhej të kishit dallim ligjor në raport me shërbyesi tjerë civil. Prizreni ka 10-tëra shërbyes civil dhe kthehen në shtëpi të tyre. Nëse ka mundësi sot a do të duhej një pjesë të punës ta keni nga distanca dhe mëditjet e udhëtimit brenda vendit jam për t’i reduktuar. Shuma e rritur në 39 % në mëditje të brendshme. Ne sot kemi 10-tëra inspektorë të mjedisit, sanitar, të shëndetësisë që shkojnë me qindra kilometra dhe nuk kanë mëditje shtesë. Tash na del që një zyrtar auditor duhet të paguhet për udhëtime ekstra dhe hotele”, tha Shala.
Gjithashtu, ai mori shembull një inspektor sanitar, i cili udhëton jashtë Prishtinës por që nuk merr mëditje shtesë. /InLajmi/