Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit, ku një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima ka qenë duke punuar tokën me traktor, në momentin që është goditur nga rrufeja.
Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke punuar tokën, në momentin kur është goditur nga rrufeja. Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”. /InLajmi/