Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se forcat ruse kanë kapur 20% të territorit të vendit të tij, transmeton InLajmi.
Duke iu drejtuar ligjvënësve në Luksemburg, ai shtoi se vija e frontit shtrihej për më shumë se 1.000 km (621 milje).
“Të gjitha formacionet ushtarake ruse të gatshme për luftë janë të përfshira në këtë agresion,” u tha ai deputetëve.
Fjalimi i Zelensky vjen pasi Moska ka shpeshtuar sulmet në qytetin Severodonetsk në rajonin e Donbasit.
Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit, shkruan BBC.
Severodonetsk është ndër qytetet më të mëdha në rajon që po synohet të mbetet në duart e Kievit dhe guvernatori i Luhanskut Serhiy Haidai. /InLajmi/