Prodhuesi turk i dronëve Baykar i ka dhënë Lituanisë një dron Bayraktar TB2, me arsyetimin se do t’i dhurohet Ukrainës për të ndihmuar në luftimin e forcave ruse, transmeton InLajmi.
Firma e Stambollit tha se do të dhuronte TB2, i cili ka një hapje krahësh 12 metra dhe mund të arrijë 25,000 këmbë, pasi Lituania iu afrua kompanisë me fondet e mbledhura posaçërisht për të blerë një dron për Ukrainën.
Prodhuesi e ofroi dronin falas me kushtin që fondet të jepeshin në vend të kësaj për të mbështetur ndihmën humanitare në Ukrainë.
Droni TB2 ka rezultuar shumë i suksesshëm në shënjestrimin dhe shkatërrimin e sistemeve të artilerisë ruse dhe automjeteve të blinduara gjatë rrjedhës së luftës 3-mujore në Ukrainë.
“Është një pushtim i paligjshëm, kështu që TB2 po ndihmon popullin e nderuar të Ukrainës të mbrojë vendin e tyre,” tha ekzekutivi i Baykar Selcuk Bayraktar për Reuters muajin e kaluar, shkruan BBC.
Bayraktar është i martuar me vajzën e presidentit turk Tajip Erdogan, i cili vazhdon të ofrojë të veprojë si ndërmjetës në çdo negociatë paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës – edhe pse bisedimet e paqes janë aktualisht në pritje./InLajmi/
