Në Kosovë po ndodhin aksidente të shumta përshakë të mos pakujdesisë në komunikacion, bazuar kjo në raportin 24-orësh të policisë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Policia ka njoftuar se ka ndodhur një aksident në Ferizaj ku i dyshuari derisa ishte duke vozitur motor skuterin e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
I dyshuari ka pasur lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Greme, Ferizaj 01.06.2022 – 14:00. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar motor skuterin e tij, duke mos iu përshtatur gjendjes së rrugës, humb kontrollin dhe del nga rruga. Përveç dëmeve materiale, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. /InLajmi/