Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, thotë se luftimet në rrugë vazhdojnë në qytetin lindor të Severodonetsk, por forcat ruse tani kanë pushtuar rreth 80% të qytetit, transmeton InLajmi.
“Në disa rrugë, mbrojtësit tanë janë të suksesshëm,” tha Hayday.
Hayday tha se pjesët e mbetura të rajonit të Luhanskut që janë ende nën kontrollin e Ukrainës po përjetojnë bombardime të vazhdueshme, shkruan CNN.
Zyrtari ukrainas tha se qyteti fqinj i Lysychansk “është nën kontrollin ukrainas. Ky është një pozicion i favorshëm ushtarakisht. Vendndodhja e qytetit në një kodër jep shumë mundësi. Mbrojtja e qytetit është e fortë.” /InLajmi/