Drejtori Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti po e lufton korrupsionin vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, përcjell InLajmi.
“Partia në pushtet ngadalë dhe sigurt po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë”, tha ai.
Miftaraj ia rikutjoi kësaj partie se në fillim erdhi në pushtet me plot vendosmëri se do ta luftojë korrupsionin, mirëpo tashmë ajo po bën të kundërten, duke iu ofruar imunitet të plotë per secilin anëtarë të partisë, kur ata po kapen ne afera korruptive.
Sipas tij, Vetëvendosja nuk po reagon për aferat korruptive të anëtarëve të saj, ai thekson se kjo parti duhet të ishte më e ashpër, e drejtpërdrejt dhe pakompromis.
Miftaraj tha se kultura e pandëshkueshmërisë sinonim i qeverisjes në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Partia në pushtet ngadal dhe sigurtë po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundershtareve politik.
Perderisa, ofron imunitet te plote per secilin anetar te partise kur kapen ne afera korruptive, nuk mbetet shprese se jane ndryshe nga partite tjera politike.
Reagimi do te duhej te ishte i ashper, i drejteperdrejte dhe pa kompromis. Kete nuk po e shohim, se paku Jo deri tani.
Kultura e pandeshkueshmerise sinonim I qeverisjes ne Kosove. /InLajmi/