Beteja e ashpër gjyqësore e transmetuar në televizion mes çiftit Johnny Depp dhe Amber Heard më në fund ka përfunduar, transmeton InLajmi.
Të mërkurën, juria e përbërë prej 7 anëtarësh zbuloi se Amber Heard kishte shpifur ndaj aktorit Johnny Depp.
Depp u shpërblye me 10 milionë dollarë, plus dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Të 2 gjatë gjithë kohës kanë luftuar në gjykatë, secili aktor ka paraqitur pretendimet e tyre se ishin abuzuar nga tjetri.
Në padinë e tij, Depp kërkoi një shlyerje prej 50 milionë dollarësh, ndërsa Heard kundërpaditi për 100 milionë dollarë. Gjyqi, i cili u mbikëqyr nga gjyqtarja Penney Azcarate, filloi në prill, me Depp që dëshmoi se ai kurrë nuk e goditi Heard dhe se ajo, përkundrazi, ishte autore e abuzimit në marrëdhënie, shkruan Rolling Stone.
Në fund gjyqin e fitoi Johnny Depp. Tashmë Amber Heard është urdhëruar që të paguajë 15 milionë dollarë për dëmtimet ndaj tij. /InLajmi/