Aktorja Kosovare, Yllka Gashi, ka uruar të gjithë fëmijëve në botë posaçërisht fëmijëve shqiptarë ditën e një Qershorit, përcjell InLajmi.
Aktorja ua përkujtoj prindërve familjarëve dhe edukatorëve një thënje e cila tha se “ Çdo komb ka 2 gjëra të shenjta: fëmijët dhe institucionet demokratike”;
Gjithashtu ajo tha se për të gjithë fëmijët u bëfshim shembull për ta.
Postimi i plotë i saj:
Të gjithë fëmijëve në botë, posaçërisht fëmijëve shqiptarë kudo që ndodhen, ua uroj nga zemra ditën e tyre.
Ju dëshiroj shëndet të mirë, dashuri të pakushte, hare e gëzim dhe fëmijëri të qetë me plot buzëqeshje e kënaqësi.
Ndërsa, “të rriturve” ku përfshihen prindërit, familjarët e edukatorët dua t’ua përkujtoj një thënie të një gruaje mendjendritur – Madeleine Albright – njëherësh mike e popullit tonë, e cila ka thënë
“Çdo komb ka 2 gjëra të shenjta: fëmijët dhe institucionet demokratike.”
Urime 1 Qershori!
Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët, e ne u bëfshim shembull i mirë për ta! /InLajmi/