Sot ka vdekur B.B. në Klinikën Intenzive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte duke u trajtuar për gati 3 javë, pasi ishte plagosur nga një zyrtar policor që ishte në vetëmbrojtje.
Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka bërë të ditur Lavdim Morina, mjeku kujdestar në këtë klinikë.
B.B. ka vdekur sot rreth orës 15:00, shkruan Klan Kosova.
Para 3 javësh, ka raportuar për këtë rast. Policia, me urdhër të prokurorisë, kishte bastisur një shtëpi në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të Prishtinës.