Një person është plagosur me armë zjarri në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmir Prekazi, i cili ka thënë se ky person është është sjellë në Emergjencën e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare pas lëndimeve në këmbë.
Sipas Policisë së Kosovës, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendi e ngjarjes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Policia është njoftuar se një person është sjellur në Emergjencën e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri i plagosur me armë zjarri, njësitë policore menjehrë kanë shkuar në Emergjencë ku sipas informatave personi ishte i plagosur në këmbë, ndërsa sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jeten. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës. /InLajmi/