• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Presidenti i Maqedonisë Pendarovski: Ballkani i Hapur ide e mirë por jo alternativë për BE-në

J G nga J G
30 May 2022
në Rajon
0 0
0
Presidenti i Maqedonisë Pendarovski: Ballkani i Hapur ide e mirë por jo alternativë për BE-në 
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar të hënën se nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

“Unë, që në vitin 2019 kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë dhe i kam thënë se cilat janë ato, të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë… Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, ka thënë Pendarovski në një deklaratë për mediat lokale në Shkup.

Ai i ka dhënë mbështetje “Procesit të Berlinit”, i cili, sipas tij, mbështetet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian.

“Procesi i Berlinit”, iniciativë diplomatike e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, ka filluar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

“’Procesi i Berlinit’ është më i mirë sesa ‘Ballkani i Hapur’. Këtë e kanë vlerësuar edhe pjesa më e madhe e shteteve evropiane. Është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian edhe i Komisionit Evropian. ‘Ballkani i Hapur’ duhet të jetë pjesë e ‘Procesit të Berlinit’, i cili duhet të shërbejë si ombrellë apo nismë për rajonin drejt integrimit evropian… Tani për tani, qëndrimi i KE-së është se të gjithë duhet të jenë në ‘Procesin e Berlinit’ dhe që të gjashtë shtetet e Ballkanit janë në këtë nismë, ndërsa 3 janë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai ka njoftuar se në takimet e radhës të iniciatorëve të “Ballkanit të Hapur” do të marrë pjesë edhe Mali i Zi, në cilësinë e shtetit vëzhgues, por që pretendon që bëhet vend anëtar.

“Mali i Zi me gjasë do të bëhet [anëtar] dhe këtë ma ka thënë kryeministri i ri, Dritan Abazoviq, në takimin që kisha në Davos, fillimisht si vëzhgues dhe në këtë cilësi vjen në Ohër. Më pas dëshiron të anëtarësohet. Kosova dhe Bosnja do të mbeten jashtë nismës”, ka deklaruar presidenti maqedonas.

Takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur” do të mbahet në Ohër, më 7 dhe 8 qershor.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Ndërkohë, presidenti maqedonas, ka folur edhe për nismën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për komunitetin politik duke theksuar nevojën e më shumë informacioneve se për çfarë nisme bëhet fjalë apo nëse do të vlejë për të gjitha shtetet joanëtare të BE-së, apo vetëm për Ukrainën dhe 2 shtetet tjera, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

“Ne në rajon duhet të dimë sa më shpejt se cila është përmbajtja e një propozimi të tillë. Është thënë se ideja ka dalë nga konferenca për të ardhmen e Evropës, por kjo nuk është e mjaftueshme pasi kjo nuk është thënë nga ndonjë ekspert, por nga presidenti i Francës dhe është mbështetur nga kancelari gjerman…”.

Pendarovski ka shtuar se është e nevojshme të dihet nëse nisma e presidentit Macron “është vetëm për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor…”.

Tutje, ai ka shprehur nevojën e qartësimit “nëse ideja [e Macronit]është vetëm për një treg të përbashkët, nëse do të ketë institucione politike, apo se a do kemi të drejtën e votës apo vetëm të drejtën e pranisë”.

“Më shumë se 20 vjet po u flasim qytetarëve vetëm për NATO-n dhe BE-në dhe tani nuk mund t’u themi atyre shihni se tani ka diçka tjetër. Pra, me çfarë kredibiliteti dhe fytyre do të dalim dhe t’i gënjejmë prapë ata?”, ka deklaruar mes tjerash Pendarovski, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Më 9 maj, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, propozoi krijimin e një organizate të re politike, për të bashkuar vendet e kontinentit që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut.

Tags: BEMali i ZiStevo Pendarovski
Postimi i mëparshëm

Shefja e BE-së: Ende s’ka marrëveshje për paketën e 6 të sanksioneve ndaj Rusisë

Postimi tjetër

Ura e re e qelqit në Vietnam hynë në rekordin botëror të Guinness

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Ura e re e qelqit në Vietnam hynë në rekordin botëror të Guinness

Ura e re e qelqit në Vietnam hynë në rekordin botëror të Guinness

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu