Finalja e humbur e Ligës së Kampionëve do të jetë ndeshja e fundit e Sadio Manes me fanellën e Liverpoolit.
Ylli senegalez ishte prej lojtarëve kyç të “Reds” përgjatë pesë sezoneve të fundit.
Por, aventurës së tij me ekipin anglez i ka ardhur edhe fundi.
Fabrizio Romano ka shkruar se Mane ka vendosur të largohet nga Liverpooli në verë.
Ai është i gatshëm për eksperiencë të re pas shumë viteve speciale me “Reds”, shkruan Gazeta Express.
Bayern Munich është kandidati kryesor, por ende asgjë nuk ka konkrete.