Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit konsiderohen të mëdha sidomos në qytetin e Durrësit. Gazetarja e Abc News Glidona Daci raporton se pas aksionit për shembjen e Hotel Lubjanës, nga ekspertët është parë e nevojshme edhe shembja e një tjetër pallati sot në Durrës.
Sipas raportimit shembja e këtij pallati do të bëhet me lëndë plasësse (tritol). Në zonën ku ndodhet pallati kanë mbërritur forcat xhenio ku kanë bërë rrethimin e zonës ku do të kryejnë shpërthimin.
Ditën e djeshme 11 grupe me ekspertë të huaj dhe shqiptarë kanë vijuar me kontrollin e banësave në qytetin e Durrësit. Mësohet se do të mbërrijnë ekspertë të tjerë të huaj për të kontrolluar gjithë zonën e prekur nga tërmeti.