Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit ka ngushëlluar familjen e tij, përcjell InLajmi.
Sejdiu ka thënë se Nishani ishte personalitet i veçuar dhe jashtëzakonisht mirë i ndërtuar në profesionin që kishte zgjedhur atë të ushtarakut dhe me vonë të liderit të urtë të Shqipërisë
Gjithashtu Sejdiu tha se Nishani la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme duke u përballur me sukses me sfidat e shumta që i kishte vendi.
Tutje ai theksoi se krahas dhimbjes që ka familja e të ndjerit duhet të ndihet krenare për personalitetin dhe veprën e tij.
Postimi i plotë, i tij:
Prehu i qetë i dashur President
E morra më pikëllim të thellë lajmim për vdekjen e hershme të Presidentit Bujar Nishani.
Kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët dhe shtetin shqiptar.
Ishte një personalitet i veçuar dhe jashtëzakonisht mirë i ndërtuar në profesionin që kishte zgjedhur atë të usharakut dhe me vonë të liderit të urtë të Shqipërisë.
Si President i vendit ai la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme duke u përballur me sukses me sfidat e shumta që i kishte vendi.
Kam pasur nderin që ta takoj disa herë dhe të këmbejmë mendime për shumë çështje të rëndësishne.
Familja e tij krahas dhembjes që e ka, duhet të ndjehet krenare për personalitetin, jetën dhe veprën e tij.
Nga thellësia e shpirtit ju shprehë ngushëllimet e mia!
Prehu i qetë President i dashur!/InLajmi/